Strategji & Social Media Management
Organizojmë të gjithë prezencën tuaj online: strategjinë, planifikimin, copywriting-un, publikimin, menaxhimin e komunitetit dhe raportimin.
Fjalët e tepërta i merr era, puna mbetet
Dëgjoni çfarë thonë vetë klientët tanë dhe shihni rezultatet që kemi arritur së bashku. Histori reale, eksperienca reale, rezultate që flasin vetë.
Florina Marketing ndërton sisteme marketingu që lidhin strategjinë, përmbajtjen, menaxhimin e rrjeteve sociale, website-in dhe reklamat—me qëllim rritjen e autoritetit, kërkesave dhe shitjeve.
Çdo biznes ka nevoja të ndryshme. Ne kombinojmë pesë shërbime kryesore për të ndërtuar zgjidhjen që i përshtatet fazës dhe objektivave të tij.
Organizojmë të gjithë prezencën tuaj online: strategjinë, planifikimin, copywriting-un, publikimin, menaxhimin e komunitetit dhe raportimin.
Krijojmë foto, video, reels dhe materiale profesionale që tërheqin vëmendjen, komunikojnë vlerën dhe mbështesin shitjen.
Ndërtojmë një identitet vizual dhe komunikim që e bëjnë markën tuaj të dallueshme, profesionale dhe të besueshme.
Krijojmë website, landing pages dhe dyqane online të ndërtuara për të informuar, bindur dhe konvertuar vizitorët.
Ndërtojmë dhe menaxhojmë fushata në Meta dhe Google për të gjeneruar kërkesa, leads dhe shitje të matshme.
Nga menaxhimi remote deri te ndërtimi i një ekosistemi të plotë marketingu. Ne ju ndihmojmë të zgjidhni paketën sipas fazës dhe objektivave të biznesit.
Për bizneset që i prodhojnë vetë materialet, por kanë nevojë për strategji, editim dhe menaxhim profesional. Ju siguroni materialet. Ne kujdesemi për strategjinë, editimin dhe menaxhimin e rrjeteve sociale.
Nuk përfshin xhirime profesionale, menaxhim të plotë reklamash ose buxhet reklamash.
Për bizneset që duan produksion profesional, autoritet dhe një sistem të vazhdueshëm marketingu. Nga xhirimet te publikimi dhe reklamat:
një bashkëpunim i vazhdueshëm për marketingun e biznesit tënd.
Buxheti i reklamave paguhet veçmas.
Për bizneset që kanë nevojë të ndërtojnë ose ristrukturojnë të gjithë sistemin e marketingut. Ndërtojmë ose riorganizojmë marketingun tënd, duke lidhur ofertën, identitetin, website-in, përmbajtjen dhe reklamat..
Menaxhimi mujor pas ngritjes së sistemit ofertohet veçmas, sipas nevojave të biznesit.
Investimi përcaktohet pas analizës, sipas fazës dhe objektivave të biznesit, dhe nuk përfshin buxhetin e reklamave. Rezultatet varen nga oferta, tregu, buxheti, cilësia e materialeve dhe procesi i shitjes së biznesit.
Na tregoni për biznesin, objektivat dhe sfidat tuaja.
Analizojmë biznesin, tregun , ofertën, prezencën dhe marketingun aktual.
Ju rekomandojmë paketën ose sistemin më të përshtatshëm.
Ekipi ynë ndërton, menaxhon dhe optimizon sistemin.
Mos zgjidhni vetëm sipas numrit të postimeve.
Na tregoni objektivin tuaj dhe ne do t'ju rekomandojmë sistemin e duhur.